Në Tabanoc për dalje nga vendi pritet deri 40 minuta

Shpërndaje

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi.

Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritet nga 30 deri 40 minuta, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM u rekomandon shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.