Osmani: Presidenti Rugova ishte vizionari i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu së bashku ne kryeministrin Albin Kurti dhe me ambasadorët e akredituar në Kosovë, kanë bërë homazhe tek varri i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e vdekjes së tij.

Statusi i plotë i Presidentes Osmani:

Sot bashkë me Kryeministrin Kurti dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë, e kujtuam me respekt Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugova, njeriun i cili krijoi miqësi, ndërtoi aleanca dhe la trashëgimi të begatshme për brezat dhe Republikën tonë.

Presidenti Rugova është vizionari i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës, i cili mbetet udhërrëfyes i yni për një Kosovë të fortë në rrugën euroatlantike. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!