Pamje nga takimi i Kurtit me emisarët specialë për dialogun Kosovë-Serbi

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur të premten në takim pesë emisarët ndërkombëtarë të cilët janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Sipas disa pamjeve të publikuara nga Qeveria e Kosovës, Kurti gjatë fjalës përshëndetëse ndaj emisarëve ju tregon po ashtu edhe për situatën e rënduar në vend pas vërshimeve nga reshjet e shiut në disa komuna të Kosovës.

Ndryshe, takimi i kryeministrit Albin Kurti me pesë emisarët specialë për dialogun Kosovë-Serbi zgjati përreth dy orë.

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me Kurtin në një deklaratë për media tha se kanë biseduar për Propozimin për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, ndërsa u shpreh se kanë pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë që ofron ky plan.