Përfundon protesta e serbëve në Shtërpcë, Policia: Ishte e qetë, nuk pati incidente
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka përfunduar protesta në Shtërpcë dhe është liruar rruga për qarkullimin e automjeteve, transmeton Gazeta Metro.
Nga policia kanë thënë se protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.
”Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente. Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë është e lirë për qarkullimin e automjeteve,” thuhet në komunikatë.
Sot në Shtërpcë është protestuar pas plagosjes së dy të rinjve serbë mesditën e së premtes.
I dyshuar për plagosjen e tyre është ushtari i FSK’së, Azem Kurtaj. Për këtë të fundit sot është mbajtur seanca gjyqësore në Ferizaj dhe pritet që gjatë ditës të merret vendimi.
Komunikata e policisë:
Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve
Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë.
Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.
Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë është e lirë për qarkullimin e automjeteve.