Protesta tjetër kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe: S’e duam Asociacionin tuaj, na tradhtove (Foto)

Shpërndaje

Një tjetër protestë është mbajtur nga serbët lokal në Kosovë, mesditën e së dielës. Protesta e rradhes ishte në Mitrovicën e Veriut, ku disa qytetarë atje janë mbledhur për të kundërshtuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Listën Serbe.

Siç raporton portali Kossev, disa qytetarë u mblodhën sot në shëtitoren në Mitrovicë për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar si tubim kundër “tradhtisë së lartë” të Aleksandër Vuçiqit dhe “torturave, mburrjeve, pasurimit të pakontrolluar, kërcënimeve, shantazheve” të Listës Serbe.

Protesta nisi pak pas orës 12:00. Të pranishmit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Vuçiq – Kosova nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, ju na shitët”.Para të pranishmëve fillimisht iu drejtua një nga organizatorët e protestës, Ivan Miletiq, i cili tha se gjatë barrikadave të gjithë besonin se Vuçiq donte të qëndronte prapa serbëve dhe t’i mbështeste ata, por ai gjithashtu tha se kjo nuk ndodhi.

Ai thotë se qytetarët u mblodhën sot për t’u thënë të gjithëve se nuk do ta durojnë terrorin e Kurtit.“Askush nuk do ta durojë më këtë.” Nuk mund ta bëjmë më”, ka thënë Miletiq.Ai i bëri thirrje Kurtit dhe komunitetit ndërkombëtar që të tërheqin të gjithë policët nga veriu dhe të mbyllin bazat e forcave speciale.Mbajtjen e protestës në pjesën veriore të Mitrovicës pranë monumentit të Knez Llazarit, simbolikisht në ora 12.01, e ka paralajmëruar komisioneri i Lëvizjes për Mbrojtjen e Kosovës , Nebojsha Joviq.