Taravari priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka pritur në selinë e partisë së tij, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka dhe zëvendësin e tij, Refik Golli.

Postimi nga Taravari:

I nderuar nga vizita e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Reka dhe Zëvendës Ambasadorit, z. Refik Golli, të cilët fillimisht më uruan për zgjedhjen kryetar i ASh-së, bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale dhe temat me interes.

Në këtë takim ku isha i shoqëruar nga Deputeti, Abdulla Saliu dhe Shefi i Kabinetit, Arben Fetai, biseduam rreth takimit të mbrëmshëm në Tiranë dhe poashtu kemi ndarë mendime lidhur me zhvillimet rajonale dhe nevojës për hapjen formale të negociatave me BE-në. Në këtë takim gjithashtu diskutuam për projektet e përbashkëta midis dy shteteve, siç është përfundimi i Korridorit 8 dhe projektet e tjera që do t’i afrojnë dhe zhvillojnë vendet tona.