BE dhe NATO ngrenë task forcën e sigurisë

Shpërndaje

Bashkimi Europian dhe NATO do të krijojnë një Task Forcë të re për garantimin e sigurisë së infrastrukturës së rëndësishme të vendeve anëtare të aleancës dhe unionit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shpjegoi në një konferencë me numrin 1 të aleancës Jens Stoltenberg se pse është e nevojshme, kjo njësi e posaçme

“Sabotimi i gazsjellësit Nord Stream nxjerr në pah nevojën për t’i bërë ballë çdo kërcënimi të ri. Task Forca e re do të identifikojë çdo kërcënim për infrastrukturën strategjike dhe dobësitë që mund të ketë”.

Ndërsa sekretari Stoltenberg dha argumentet e tij pse duhet thelluar bashkëpunimi NATO-BE.

“Partneriteti ynë ka sot më shumë rëndësi se kurrë për shkak të sulmit brutal rus ndaj Ukrainës, që ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore sigurinë tonë”.

Disa vende europiane, anëtare të aleancës premtuan dërgimin e makinerive të blinduara në ndihmë të ushtrisë ukrainase, në betejat kundër Rusisë.