Është rritur në 16.546 numri i të vdekurve nga tërmetet në Türkiye, njoftoi presidenti Erdoğan

Shpërndaje

Është rritur në 16.546 numri i të vdekurve nga tërmetet në Türkiye, njoftoi presidenti Erdoğan.

Erdoğan: Të hënën Türkiye përjetoi fatkeqësinë më të madhe të tërmeteve që ka parë ndonjëherë ky rajon gjeografik.

Presidenti Erdogan deklaroi se nga tërmetet në Kahramanmaraş kanë humbur jetën 16 mijë e 546 persona dhe janë lënduar 66 mijë e 132 persona.

Të paktën 16,546 njerëz u vranë dhe 66,132 të tjerë u plagosën nga dy tërmete të forta që goditën Turqinë jugore në fillim të kësaj jave, tha të enjten Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaras, u ndjenë të hënën nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, ndjenë lëkundje të forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.

Duke folur në Kilis, Erdogan tha se gjithsej 6,444 ndërtesa janë shembur në zonën e tërmetit.

“Të hënën e kaluar, ne u përballëm me tërmetin më të keq që ky rajon ka parë ndonjëherë në historinë e tij,” shtoi ai.

Nga ana e tij, nënkryetari Fuat Oktay tha duke folur në parlament: “Tërmeti preku një sipërfaqe prej përafërsisht 110 mijë kilometra katrorë (rreth 42,470 milje katrorë). Kjo është e barabartë ose më e madhe se sipërfaqja e shumë vendeve në europe

“Ky tërmet është i treti më i madh që ka ndodhur që nga tërmeti i Anadollit të Madh të vitit 1668 dhe tërmeti i Erzincanit i vitit 1939 në 2000 vitet e fundit në gjeografinë e Anadollit.”

Kryetari i parlamentit turk Mustafa Sentop u bëri thirrje ligjvënësve që të bëjnë donacione me vlerë të paktën një muaj për agjencinë e menaxhimit të fatkeqësive të vendit, duke shtuar se ai kishte dhuruar tre paga mujore.

Gjatë një vizite në provincën jugore të Gaziantepit, presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: “Shteti ynë ka qenë në terren me të gjitha institucionet e tij duke filluar nga momenti i tërmetit”.

Sipas Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), më shumë se 115,680 personel të kërkim-shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren.

Gjithsej 28,044 njerëz u evakuuan nga rajonet e goditura nga tërmeti, tha AFAD në një deklaratë.

“Që nga ora 11:38 (0838 GMT), gjithsej 28,044 qytetarë u evakuuan nga zona e katastrofës, 4,607 me rrugë dhe hekurudha dhe 23,437 nga ajri”, thuhet në njoftim.

Të evakuuarit po vendosen në zonat e akomodimit dhe bujtinat e përcaktuara nga zyrat e guvernatorëve provincialë dhe AFAD, shtoi ai./AA