Kurti ngushëllon popullin turk dhe sirian: Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë kohë të vështirë

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën në tërmetin e gjashtë shkurtit që tronditi Turqinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, kreu i qeverisë ka theksuar se Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë.

“Në vazhdën e tërmetit shkatërrues të mëngjesit të sotëm, shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për popullin e Turqisë dhe Sirisë, për familjet e viktimave dhe për ata që mbetën papritmas pa shtëpi. Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë”, shkroi ai.