23-vjeçarja nga Tetova denoncon stomatologun: E akuzon për ngacmim seksual gjatë vizitave dhe mesazhe të papërshtatshme
Një 23-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici një stomatolog nga një ordinancë private në Tetovë, duke e akuzuar për ngacmim seksual.
Sipas denoncimit, gjatë vizitave të saj në ordinancë më 14 dhe 18 shtator, gjatë ndërhyrjeve mjekësore, stomatologu dyshohet se e ka ngacmuar.
Ajo gjithashtu ka deklaruar se më vonë, përmes një aplikacioni celular, stomatologu i ka dërguar mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

