Mbi 110 donatorë në fondin e hapur nga Pacolli për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Shpërndaje

Behgjet Pacolli ka hapur një fond në Gofundme, për të ndihmuar të gjithë fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi.

Sot gjatë ditës përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se në fondin që e hapur për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri janë mbi 110 donatorë.

“Mbi 110 donatorë. Ndihmo edhe ti fëmijët në Turqi dhe Siri’, ka shkruar Pacolli.

Ndërkohë, në faqën e fondit, fillimisht është caktuar shuma prej 300 mijë eurosh si synim për grumbullim.

Kujtojmë se numri i vdekjeve si pasojë e tërmetit që dridhi Turqinë dhe Sirinë vazhdon të rritet.

Raportimet e fundit janë se deri tash zyrtarisht janë 25 mijë e 401 persona kanë humbur jetën.