Taravari: Gostivari edhe një herë tregoi shpirtin solidar

Shpërndaje

Kryetari i Gostivarit sot ka vizituar qendrën ku bëhet grumbullimi i ndihmave pas tërmetit katastrofal në Turqi dhe Siri.

Postimi nga Taravari:

Gostivari edhe një herë tregoi shpirtin solidar

Sot vizitova të rinjtë e qytetit tonë, për t’i falënderuar dhe përgëzuar personalisht për iniciativën për aksionin e sukseshëm të grumbullimit të ndihmave.

Falënderit rinisë së qytetit dhe çdo gostivarasi, që në dy ditët e kaluara treguan humanitetin e tyre, duke dhuruar ndihma të shumta për familjet e prekura nga tërmeti katastrofal në Turqi.

Ky aksion mbyllet me sukses dhe së shpejti ndihmat e grumbilluara do të nisen për në Turqi me transport të organizuar, për të cilin Komuna e Gostivarit do të përgatisë gjithë dokumentacionin formalo-juridik. Gjithëçka që është grumbulluar, do të duhet të arrijë në vendin e duhur dhe pa pengesa.