Zbulimet arkeologjike: Në Shkup gjendet pllakë me mbishkrimin “Dardanus”

Shpërndaje

Në Karposh të Shkupit është gjetur pllakë me mbishkrimin “Dardanus” te varrezat e vjetra. Derisa po bëhej pastrimi i këtyre varrezave dikush e ka fotografuar dhe e ka postuar në rrjetet sociale. Në fotografi shihet se një pjesë e pllakës është dëmtuar.

Sipas TV21 në Maqedoni, investitori nuk lejoi që të xhirohet pasi është pronë private.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Arian Asllanaj, tha se kjo pllakë do të dërgohet në muzeun shtetëror, pa u dëmtuar.

Po ju premtojmë se brenda dy ditëve do të pastrohet dhe do të ruhet maksimalisht, do të ekspozohet në muzeun e Maqedonisë, ku është edhe e lejuar të ruhen këto.

Po ju premtoj se do të ketë edhe deklaratë, nëse doni mund të vijë edhe unë bashkë me shkencëtarët të cilët e njohin kanë njohuri për këtë.

Varrezat në këtë pjesë të Shkupit janë që nga shekulli 6, si dhe brenda varrezave sipas Asllanaj, mund të gjenden unaza, shpata dhe shigjeta.

Dardanët ishin fis Ilir që shtriheshin në mesin e Ballkanit, kryesisht në Kosovën e sotme dhe rrethinën e saj dhe ata ishin fisi themelues i Mbretërisë së Dardanisë rreth shekullit IV p.e.s.