Ahmeti: Lavdi e përjetshme Jasharajve, të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës!

Shpërndaje

Kur qëndron pranë varreve lapidare të familjes Jashari në Prekaz kupton sa madhështore është LIRIA, nga aty jehojnë ende amanetet e tyre për Kosovën si trokitje e pavdekshme në ndërgjegjen tonë kombëtare për ta ruajtur e përparuar përjetësisht.

Gjaku i tyre i pastër ujiti tokën për të lulëzuar sërish pranvera në Kosovën që e deshtën më shumë se jetën!

Lavdi e përjetshme Jasharajve, të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës!