Katari dërgon katër mijë shtëpiza të Botërorit për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Shpërndaje

Katari ka dërguar 4000 shtëpiza të ndërtuara për të strehuar tifozët në Kupën e Botës të vitit të kaluar për të mbijetuarit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, kanë thënë autoritetet të hënën.

Fondi i Zhvillimit të Katarit filloi dërgimin e shtëpizave muajin e kaluar dhe ka thënë se do të dërgojnë në total prej 10 mijë shtëpizave për të strehuar njerëzit e mbetur pa shtëpi nga tërmeti i 6 shkurtit.

Katari i pasur me gaz, një nga vendet më të pasura në botë, thotë kishte planifikuar që më parë të dhuronte këto shtëpiza, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Këto shtëpiza ishin të nevojshme për të ndihmuar në strehimin e 1.4 milionë tifozëve që ishin në vendin e vogël gjatë turneut më të madh të futbollit në fund të vitit të kaluar.

Shtëpizat ishin projektuar për një ose dy persona me krevate dyshe, një komodinë, një tavolinë dhe karrige të vogël, ajër të kondicionuar, një tualet dhe një dush brenda.

Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë më 6 shkurt, duke vrarë më shumë se 52 mijë njerëz.

Më shumë se 200 mijë ndërtesa në Turqi u shembën ose u dëmtuan rëndë, duke lënë miliona të pastrehë.

Katari dhe vende të tjera të pasura të Gjirit i janë bashkuar përpjekjeve globale për të dërguar ndihma në rajonin e goditur.