Ministri LLoga flet për transferimin e “Grupit të Kumanovës” në Kosovë

Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka deklaruar sot se në kërkesat e “Grupit të Kumanovës” për transferim në Kosovë, janë hasur disa lëshime.

Ai tha se për realizimin e transferimit duhet vullnet edhe nga ana e autoriteteve të Kosovës.

“Kam kërkuar dosjen, e kam pasur para vetes. Ka disa lëshime në kërkesat e të burgosurve. Janë rreth 10 hapa të cilat duhet të ndiqen deri në transferimin e të njëjtëve, por keni parasysh që do të duhet vullneti i dy palëve që kjo të kryhet në kohë”, ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.