Pas mesnatës, shtrenjtohet çmimi i benzinës dhe naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetikë njofton se pas mesnatës do të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës.

Çmimi i EUROSUPER 95 rritet për 1 denar dhe nga nesër do të kushtojë 82,5 denarë për litër. Çmimi i EUROSUPER 98 rritet për 1 denar dhe do të kushtojë 84,5 denarë për litër.

Rritja e çmimit të EURODIZELIT do të jetë 0,5 denarë, ndërsa me çmimin e ri nga nesër do të arrijë në 78,5 denarë për litër.