A mundet ChatGPT të gjenerojnë një licencë të Windows 95?

Shpërndaje

Ajo çfarë ChatGPT dhe robotët bashkëbisedues AI kanë bërë mund të duket nganjëherë si magji. Por nuk janë të tillë, veçanërisht kur u kërkohet të bëjnë një detyrë thjeshtë llogaritje kompjuterike të cilën duhet ta kryejnë me lehtësi siç është gjenerimi i licencave Windows 95.

Edhe pse mund të tejkalojnë pritshmëritë tona në disa detyra, ato vuajnë me disa akoma më bazike. Enderman, një YouTuber i cili zakonisht eksperimenton me versione të tjera Windows, vendosi të provojë nëse ChatGPT mund të gjenerojë një çelës të ri Windows 95.

Metoda më e thjeshtë është ti kërkoni të gjenerojnë disa çelësa por OpenAI është përpjekur që ChatGPT të mos kapërcejë disa kufij. Andaj një alternativë nevojitet për këtë mision.

Enderman theksoi se gjenerimi i çelësave të Windows 95 përdor një algoritëm të njohur duke kombinuar germa dhe numra së bashku për të krijuar një kod me 20 karaktere.

Metoda nuk duket aq komplekse, janë thjeshtë tre karaktere të rastit, një tekst ku shfaqet viti dhe germat “OEM”. Problemi është ti shpjegohet ChatGPT në një mënyrë që ta kuptojë dhe një mënyrë që algoritmi të mos gjenerojë probleme.

ChatGPT hasi probleme për disa arsye. Së pari është një model i madh gjuhësor që do të thotë se është dizajnuar për të përpunuar gjuhë natyra dhe rezultat.

Por gjenerimi i një licence është thjeshtë matematikë? Jo gjithnjë matematika është pika e fortë e AI. /PCWorld Albanian