Kurti: Prokurori Blerim Isufaj e di që nuk bëjë pazar

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka replikuar sot deputetëve në lidhje me arrestimin e djeshëm të kryeshefi të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Kurti ka thënë se të njëjtit me fillimin e seancës, kishin nisur edhe seancën e gjyqit Krasniqin. Teksa ka folur për prokurorin Blerim Isufaj, ai ka thënë se i njëjti nuk e di se Kurti nuk bën pazar.

Gjatë debatit për arrestimin e djeshëm, shefi i ekzekutivit duke iu referuar si ‘deputeti me shurdhues’, i ka thënë Abelard Tahiri se do të dëshironte të jetë kryeshef i KEK-ut, Njazi Thaçi.

Para deputetëve, Kurti ka thënë se të njëjtit po mbajnë seancë gjyqësore për Nagip Krasniqin.

Ai i ka reaguar edhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se prokurori Blerim Isufaj po të donte të bëhej kryeprokuror do të bënte pazar me të.

“Unë e falënderoj shumë deputeten Hykmete Bajrami që tregoi qysh ja kanë bërë dikur. Pra, ajo tha që po të dëshironte Blerim Isufaj të bëhet kryeprokuror me çdo kusht kishte ardhur me dosjen e Nagip Krasniqit tek unë si kryeministër që të bëjmë pazar. Ama, ai e din që nuk bëjë pazar, ai ka ardhur tek ju ashtu. Ai tek ju ka ardhur ashtu, prandaj ju e dini qysh bëhet kjo punë për tu bërë dikush kryeprokuror. Tek unë nuk ka ardhur se e ka ditë që nuk ka çka vjen”, ka përfunduar Kurti.

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi është arrestuar dje për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”./KP