Lançohet ”DigjitalEra” slogani i ri i MSHIA-së/ Ministri Azir Aliu: Ivestojmë në digjitalizimin e vendit

Shpërndaje

Dje përmes një Press Konference në qeverinë e RMV, ministri i Shoqerisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu së bashku me kryeministrin Kovaçevski prezantuan sloganin më të ri të MSHIA ”DigjitalEra”.

Postimi nga AZIRI:

DigjitalEra (https://digitalera.mioa.gov.mk/) është plafrorma më e re online e MSHIA-së, kjo iniciativë sjell shtimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe administratën.
Sot në seancën e Qeverisë, sapo e kemi kaluar informacionin për proceset e digjitalizimit dhe udhërrëfyesin për transformimin digjital të shtetit tonë.

MSHIA dhe Qeveria e RMV-së nëpërmjet strategjisë për TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit), strategjisë për siguri kibernetike dhe udhërrëfyesit për transformim digjital përkufizon saktë proceset dhe formën e digjitalizimit të shoqërisë duke mos injoruar qëndrueshmërinë dhe kohën e zbatimit të proceseve digjitale.

Transformimi digjital i cili ndryshon rrënjësisht marrëdhëniet e shtetit me qytetarët, duke hedhurbazat e një sistemi të sigurt antikorrupsion në shërbimet e ofruara është prioriteti ynë si qeveri.Me digjitalizimin e shërbimeve publike do të reduktojmë dukshëm kohën e shpenzuar nga qytetarët për marrjen e një shërbimi në sportelet e administratës publike.

Këto shërbime do të mund të merren në kohë reale, të jenë transparente, llogaridhënëse, dhe më pak të kushtueshme, me çka klientelizmi, favoret dhe monopolizimi i proceseve do të jenë një e shkuar e hidhur.

#DigjitalEra