Rama thirrje biznesit: PAGAT E PUNONJËSVE, një prioritet kombëtar i përbashkët

Shpërndaje

Në një takim me punonjës të sektorit të ndërtimit, Kryeministri Rama ju ka ribërë thirrje bizneseve që të rrisin pagat për punonjësit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë Rama është shprehur se kemi hyrë në një kohë në “luftë për mish njeriu” referuar mungesës së krahut të punës.

Rama ka thënë se ne duhet që të mos humbasim krahë pune pasi vendet e zhvilluara do të bëjnë të pamundurën për sa më shumë njerëz.

Edi Rama: Kemi bërë dhe do të bëjmë shumë për turizimin. Shqipëria e 2030 do të jetë kampione e Ballkanit në turizëm. Problemi i madh që do të kemi se sa mirë do t’i trajtojmë kërkesat e tyre që nga kërkesa për shtretër që do të rritet çdo vit dhe deri tek kërkesa për cdo detaj në shërbim. Te ardhurat do të rriten shumë më tepër nga se janë sot se ju do të jeni në gjendje të rrisni çmimet.

Kemi hyrë në kohën e një lufte për mish njeriu, vendet e zhvilluara do të bëjnë çmos për sa më shumë njerëz. Ne duhet që të mos humbasim krahë pune, por të sjellim mbrapasht krahë pune. Sot nuk jemi në fazën që të ju themi shqiptarëve që të kthehen. Këtë duhet të bëjnë bizneset. Historia që të gjithë duan të punojnë në shtet ka aspektin e mungesës së informacionit, por edhe idenë që po marr një pagë të mirë dhe në zyrë të luaj me letra.

Pagën minimale do ta rrisim përsëri, por nuk është thjesht kjo dhe duhet për ta konceptuar jetën që edhe sikur të dalësh barazim, ke bërë gjënë e duhur nëse ju ke dhënë punonjësve më shumë, ke garantuar të nesërmen. Kjo kërkon një moment shtrëngimi, do të heqësh pak më shumë nga fitimi jot.