Aksident në magjistralen Shkup-Tetovë, lëndohen tre persona

Shpërndaje

jë shofer dhe dy udhëtarë janë lënduar pasi automjeti i tyre ka dalë nga magjistralja Tetovë – Shkup sot rreth orës 14:55. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Tetovës.

“Në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Shkup – Tetovë, para hyrjes në Tetovë, automjeti “BMW” me targa të Tetovës, drejtuar nga A.E.(18) nga Reçica e Vogël, ka dalë nga rruga.

Pas aksidentit, shoferi dhe dy udhëtarët E J. (21) dhe një i mitur nga i njëjti fshat janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës”, njoftoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Në vendin e aksidentit, në koordinim me prokurorin publik, një ekip nga SPB Tetovë ka kryer kontroll.