RajoniTop Lajme

Dush i ftohtë për Vuçiqin: Mijëra qytetarë largohen prej tubimit para se të flas lideri serb (Video)

Shpërndaje

Pesëmbëdhjetë minuta pas fillimit të kundër tubimit të Partisë Përparimtare Serbe, një numër i madh i qytetarëve kanë filluar të largohen.

Një shi i fortë filloi të bjerë në fillim të tubimit para Kuvendit të Serbisë, raporton nova.rs.

Shumë qytetarë tashmë kanë filluar të largohen, ndërsa një kolonë e madhe është parë në rrugën Prizrenit afër Zelenit.

Gjegjësisht, siç shihet në pamjet e siguruar nga portali, mbështetësit e Aleksandar Vuçiqit janë kthyer në autobusë.

Kujtojmë se gjatë gjithë ditës në Beograd kanë arritur autobusë me simpatizues të Partisë Progresive Serbe, për këtë arsye qendra e gjerë e kryeqytetit serb është bllokuar.

Ndryshe, protestat “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive, organizohen për shkak të gjendjes në vend dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve pas dy masakrave që ndodhën në Serbi në fillim të muajit.

VIDEO kliko në linkun e mëposhtëm:

Hladan tuš za Vučića: Kolone građana već odlaze sa kontramitinga VIDEO