​KQZ e Shqipërisë: Procesi zgjedhor në tërësi mund të konsiderohet normal

Shpërndaje

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se në KQZ kanë ardhur 29 denoncime zyrtarisht.

Tri nga Partia Socialiste, një nga koalicioni “Bashkë Fitojmë dhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm.

“Në total në KQZ kanë ardhur 29 denoncime zyrtarisht të pranuara, 4 denoncime nga partitë zgjedhore, tre nga Partia Socialiste dhe një nga koalicioni “Bashkë Fitojmë. Partia Socialiste ka një denoncime për kandidatin për kryetar të bashkisë në Elbasan. Po kështu, edhe për kandidatin e koalicionit bashkë fitojmë në Tiranë në dy raste për thyerje të heshtjes zgjedhore nga dy kandidatët, nga kandidati në Elbasan dhe kandidati në Tiranë. Ka një denoncim në KQZ nga Komiteti Shqiptar i Helsingut mbi parregullsitë procedurale gjatë shpërndarjes së bazës materiale, i përket konstatimeve të orëve të para të fillimit të procesit të votimit. Gjithashtu janë edhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Përgjithësisht bashkitë të cilat janë prezantuar si me probleme janë Tirana, Elbasani, Durrësi, Dropulli, Kamza, Lexha, Peshkopia dhe Tropoja. Në referim të përmbajtjes së këtyre denoncimeve, kryesisht lidhem me parregullsi nga ana e komisionerëve, ka mjaft ankesa, korrupsion aktiv ose pasiv në procesin e votimit”, tha ai.

Sipas tij, në 4.497 qendra votimi gjithsejtë kanë votuar 998,633 votues, ose 31.42 përqind, prej tyre për herë të parë deri tash kanë votuar 14.654 votues.

“Për sa i përket ecurisë së procesit, duke parë numrin e denoncimeve, ky numër të bën të mendosh se procesi ka shkuar, mirë, normalisht, por duke ndjekur edhe raportimet e mediave dhe komunikimet qw kemi me partitw politike, këto të dhëna të lënë të kuptosh se ka probleme, por gjithsesi në vlerësimin tim, procesi në tërësi mund të konsiderohet normal dhe anomarlitetet e evidentuara nuk mendoj që e bëjnë të gjithë procesin problematik, gjithsesi duhet të presim gjithë procesin dhe të vlerësojmë çka ka ndodhur”, tha ai.