Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës/ Rama nxjerr pamjet nga takimi me Abazoviq: Me ma t’mirin e të tanve

Shpërndaje

Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet në Islandë, ku pritet të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Këshillit të Europës.

Gjatë vizitës në Rejkiavik, Rama është takuar edhe me kryeministrin malazez Dritan Abazoviç. Lajmi është bërë me dije nga vetë ai, teksa përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka publikuar një foto krahas së cilës shkruan: “Me ma t’mirin e të tanve”, të shoqëruar nga një emoy me zemër.

Vizita zyrtare e Ramës në Rejkiavik vjen pas fitores së thellë të PS-së në zgjedhjet vendore 2023. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka siguruar 53 mandate, 7 koalicioni “Bashkë Fitojmë” i dyshes Meta-Berisha dhe 1 minoritarët e MEGA-s, në Himarë.