“Vetëpërjashtimi” i Grupit të Zjarrit, flet Xhaferi
Grupi i Zjarrit nuk është i përjashtuar nga partia. Funksionarët e ekzekutivit duhet të bëhen burra dhe të na thirrin në mbledhje të partisë për tu përballur me argumentet. Musa Xhaferi, flet për herë të parë pas vendimit të fundit të BDI-së të cilin Xhaferi e quajti të anti statutar.
“Ne jemi anëtar të kryesisë, ato për të cilët ato mendojnë se janë vetë-larguar. Ne kemi të drejtë statutare të jermi të ftuar dhe të marrim pjesë në mbledhje të kryesisë. Në variantin më të pak të dëshirushëm ne do të shkojmë në mbledhje të kryesisë, kurdo të ketë mbledhje të kryesisë partia. Atë nuk ka të drejtë të na ndalojë askush, përderisa nuk mblidhet këshilli i përgjithshëm dhe nuk e debaton këtë gjendje dhe nuk shkohet në rizgjedhje të kryesisë së re, ku mundet me shumicë votash, që ne do e respektojmë por do e debatojmë, që kush janë të përshtatshmit dhe kush janë të papërshtatshmit që duhet të jenë në kryesinë e re eventuale të partisë tonë. Nuk mundesh ti të bësh zgjedhje dhe të organizojsh zgjedhje duke anashkaluar në ekstrem sekretarin organizativ të partisë tënde të cilin në vjeshtën e vitit të kaluar e ke zgjedhur vetë”, u shpreh Musa Xhaferi, BDI.
Ai tha se nuk ka komunikuar së fundmi me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Por thotë se Grupi i Zjarrit është pjesë e BDI-së dhe pret takim nga kreu i Partisë.
“Për fat të keq nga mbledhja kur ne në atë mënyrë jo korrekte u mbivotuam me pretekst nuk kam pasur kontakt. Në aspektin formal, profesional duhet të na ftojnë në mbledhje, në aspektin që do të ishte parimor, nëse konstatojnë organet se ne duhet të shkarkohemi nga organet ajo do të ishte më legjitime, më burrnore sesa të fshihen pas fjalëve duke thënë se janë apo nuk janë anëtar të kryesisë, janë vetë-larguar, përderisa kanë shprehur një protestë dhe kanë dalë nga ajo mbledhje e cila nuk kishte më kuptim”, shtoi Musa Xhaferri, BDI.
Qëndrimet e këtilla të Xhaferit vijnë pas vendimit të BDI-së në të cilin thonë se anëtarët e grupit të Zjarrit janë vetë-përjashtuar nga partia. /Alsat.mk