Ahmeti takoi kryeministrin Abazoviq: Promovimi i bashkëpunimit rajonal, paqes dhe stabilitetit janë pikësynim kryesor i të dy vendeve

Shpërndaje

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka takuar edhe kryeministrin malazez Dritan Abazoviq.

Biseduam për situatën në rajon, e me theks të veçantë atë në veri të Republikës së Kosovës dhe theksuam nevojën e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës e Beogradit me qëllim të stabilizimit të gjendjes në rajon, ka shkruar kështu kryetari Ahmeti.

Gjatë ditës së sotme, në kuadër të punimeve të Forumit të Prespës për Dialog kisha takim vëllazëror me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme, në kuadër të punimeve të Forumit të Prespës për Dialog kisha takim vëllazëror me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Biseduam për situatën në rajon, e me theks të veçantë atë në veri të Republikës së Kosovës dhe theksuam nevojën e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës e Beogradit me qëllim të stabilizimit të gjendjes në rajon.

Projektet e përbashkëta mes dy vendeve gjithashtu ishin pjesë e bisedës tonë, sepse Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mali i Zi si dy vende mike mund të ofrojnë shumë për rajonin me rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Promovimi i bashkëpunimit rajonal, paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perendimor por edhe më gjerë janë pikësynim kryesor i të dy vendeve.