Ky është qëndrimi përfundimtar i VMRO-së për ndryshimet kushtetuese

Shpërndaje

Partneriteti nënkupton rrugë të dyanshme dhe presim në këtë mënyrë të trajtohemi nga ana e partnerit tanë BE. Ndryshime kushtetuese sipas diktatit bullgar, që përmban propozimi i pranuar nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së nuk do të pranojmë. Ndryshime kushtetuese efektive pas përfundimit të suksesshëm të negociatave dhe anëtarësimit në BE, ky është qëndrimi i fundit i VMRO-DPMNE-së, informojnë nga kjo parti.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se nëse BE vërtet dëshiron këtë, ky është një pozicion i shkëlqyer për kompromis dhe vazhdim të procesit.

“Inkurajojmë Këshillin e Evropës që seriozisht ta shqyrtojë qëndrimin e VMRO-DPMNE-së dhe së bashku të mundësojmë të ardhme për qytetarët e Maqedonisë përmes ruajtjes së dinjitetit dhe identitetit”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE poashtu theksojnë se nuk kanë qenë pjesë e procesit që, siç thonë ata, “qe krijuar problemi dhe pranoi të ashtuquajturin propozim francez”.

“VMRO-DPMNE si parti shtetformuese edhe pse nuk është pjesë e problemit të krijuar nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së po tenton në disa raste të zgjidhë problemin dhe jemi të vetëdijshëm mbi sulmet politike të sponsorizuara fuqishëm nga LSDM dhe BDI”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.