Lazim Destani : Të bëhemi më solidarë, më zemërgjerë për të mirën e përgjithshme

Shpërndaje

Filantropi i njohur Lazim Destani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Derisa sot mblidhemi, thotë ai, së bashku për të festuar, le të kujtojmë frymën e unitetit dhe harmonisë që simbolizon kjo festë. Le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Është mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare dhe miqësore, si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë. Të mirat që t’i dhuron Zoti duhet ndarë, se , iu kujtoj nga përvoja ime shumëvjeçare, – të mirat duke u ndarë shtohen, pasi duke u ndarë bëhen të mira për të gjithë, thotë humanisti i njohur mbarëkombëtar, po aq edhe nē qarqe botërore – Lazim Destani.