Tensione në Veri – Momenti kur serbët gjuajnë me gurë veturën e Policisë (Video)

Shpërndaje

Pas arrestimit të një serbi në veri, situate atje ka filluar të tensionohet.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në mediat serbe, qytetarët serb kanë filluar të mblidhen në rrugë dhe po sulmojnë Policinë e Kosovës.

Nga një video shihet momenti kur një serb gjuan me gur një veturë të Policisë.

I arrestuari, siç ka njoftuar ministri, është “Milun Milenkoviq- Llune, njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës e bandave kriminale”.