A do të ketë ulje temperaturash? Zbuloni surprizat që ka rezervuar moti gjatë gjithë javës

Shpërndaje

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot me diell dhe në disa lokacione do të krijohen edhe vranësira. Pasdite në veri dhe lindje të Shqipërisë, veri të Malit të Zi dhe veri dhe lindje të Maqedonisë së Veriut priten zhvillime lokale të shtrëngatave lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Në këto zona do ndjehet ulja e përkohshme temperaturave.

Të martën shumë nxehtë dhe me diell si dhe me erëra mjaft të nxehta nga jugu dhe jugperëndimi. Filimisht do të fryjnë erëra të nxehta nga jugu dhe jugperëndimi, pastaj me ardhjen frontit do të fillojnë të fryjnë erëra të freskëta nga veriperëndimi dhe veriu.

Të mërkurën pasdite do të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, fillimisht në Kosovë, pastaj gradualisht edhe në disa pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vala e fortë e nxehtësisë merr fund përkohësisht në shumë pjesë të territoreve tona. Në tërë rajonin priten ulje të temperatura.