Publikohen pamjet e rënda nga aksidenti me 5 shqiptarë të vdekur, automjeti u përplas nga kamioni

Shpërndaje

Pamje të rënda janë publikuar në mediat greke, nga aksidenti ku humbën jetën 5 shtetas shqiptarë.

Në videot e publikuara dallohet automjeti i shpërbërë, si pasojë e përplasjes së fortë me kamionin.

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e pasagjerëve nga makina, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar në spitalin e Edessë i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, mediat vendase rapotojnë se viktimat ende nuk janë identifikuar.