Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe: I turpshëm emërtimi 20% për gjuhën shqipe

Shpërndaje

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në foltoren e Kuvendit, u shpreh se është dakordësia për të ndryshuar 20% për gjuhën shqipe por kjo nuk është e mjaftueshme.

“Shihni një gjë ekziston, rrjedhimisht edhe gjuha ekziston nëse ka një emër, dhe ne fatkeqësisht ëpo tentojmë që të mos i japim emër gjuhës shqipe. Çdo tentativë për zhvendosje dhe për mos emërtimin e gjuhës shqipe ashtu sic është, është një tentativë për ta mbajtur atë inekzistente dhe kjo nuk është korrekte dhe është një turp”, tha deputeti Snopçe.

Ai i bëri ftesë të gjithë të mendohet edhe për këtë çështje, ashtu siç po bëhet thirrje për të votuar ndryshimet kushtetuese.