Taravari në SHBA me ftesë të DASH-it

Shpërndaje

Kryetari i ASH-së dhe Komunës së Gostivarit, Arben Taravari këto ditë po qendron n% SHBA me ftesë të Departementit Amerikan të Shtetit.

Siç njofton ai vetë përmes rrjeteve sociale, në SHBA po qendron në kuadër të Programit për Lidership të Vizitorëve Ndërkombëtarë.

“Me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, po qëndroj në SHBA në kuadër të Programit për Lidership të Vizitorëve Ndërkombëtarë (IVLP), ku po realizoj takime të shumta duke kultivuar njëkohësisht marrëdhënie të qëndrueshme me homologët amerikanë. Nëpërmjet kësaj vizite, ne si të përzgjedhur, në takimet pasqyrojmë interesat profesionale dhe mbështesim qëllimet e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Programi i Lidershipit është ndër vizitat më të rëndësishme të kësaj natyre që organizohen nga Departmenti Amerikan i Shtetit”, shkraun në Facebook, Arben Taravari.