Kërcënohet ministrja Albulena Haxhiu, arrestohet personi i dyshuar

Shpërndaje

Zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë edhe pozita të larta shpeshherë kanë qenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme dhe për pasojë kanë kërkuar ndihmë e mbrojtje nga Policia. Për një rast të tillë tashmë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas denoncimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Haxhiu është kërcënuar nga një person përmes rrjetit social “Instagram”, në një postim që ajo kishte bërë në këtë platformë.

Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, ka arritur që ta identifikojë të dyshuarin dhe i njëjti është arrestuar gjatë ditës së sotme.