Pesë banesa të Gruevskit mbi 1.9 milion euro

Shpërndaje

Agjencia për konfiskimin e pronës pret pëlqim nga qeveria që të vendosë në ankand pronat e konfiskuara të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Drejtori Driton Nebiu, në intervistë për Radion Evropa e Lire, thotë se miliona euro do të kthehen sërish në buxhetin e shtetit kurse ish kryeministri ka edhe prona të tjera për të cilat akoma s’është bërë as vlerësimi.

“Kemi edhe dy prona të patundshme në Nerovë dhe në Qendër për të cilat tek ne akoma s’ka arritur vlerësimi nga ekspertiza gjyqësore kurse për gjithçka tjetër që është bërë vlerësimi, për banesat në Bihaçka dhe në Rezidencën Panorama, është rreth 2 milion euro, gjegjësisht 1 milion e 950 mijë euro”, tha Driton Nebiu, drejtor i Agjencisë për konfiskimin e pronës.

Qeveria duhet të vendosë edhe se çfarë do të ndodhë me Parcelat në Vodno nëse do të shiten si tokë ndërtimore ose do të mbesin në pronën e shtetit si pyje.

Ndërkohë, nuk është shitur akoma as një e treta e pronave të ish shefit të Drejtorisë së sigurisë dhe kundërzbulimit Sasho Mijallkov të cilat i ka konfiskuar Agjëncia për konfiskimin e pronave. Nebiu thotë se për të është e çuditshme pse procesi i shitjes s’kishte filluar më herët.

“Akoma posedojmë mbi 20 prona të patundshme të cilat planifikojmë në periudhën e ardhshme t’i publikojmë. Sigurisht se duhet të marrim pëlqim nga qeveria. Nuk do të shkojë ngadalë. Besoj se deri në fund të vitit do të kemi edhe shumë prona të tjera të vendosura në ankand publik, kurse nëse do të shiten ajo varet nga qytetarët”, u shpreh Driton Nebiu, drejtor i Agjencisë për konfiskimin e pronës.

Në buxhetin e shtetit s’është kthyer asnjë euro nga 17 milion eurot nga gjykimi i Seat Koçan në lëndën “Transmet”. Pronat e patundshme janë në hitopekë në banka kurse ato të tundshme, si kamionë dhe manikeri punuese nuk janë në Agjencinë për konfiskimin e pronës, edhe pse do të duhet të ishin. Agjencia thotë se s’ka kompetenca dhe as burime njerëzore për lokalizimin e tyre dhe marrjen e tyre në Agjenci.