Prej sot u instaluai akceleratori i ri në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë (Foto)

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti bëri të ditur se sot filloi instalimi i përshpejtuesit të ri në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë.

Ministri Mexhiti bën me dije se dy fazat e para të demontimit të akseleratorit njëzet vjeçar kanë përfunduar dhe është bërë përshtatja dhe renovimi i bunkerit.

Njoftimi i plotë:
Ne i zgjidhim problemet shpejt dhe me efikasitet. Me kënaqësi ju njoftoj se nga sot fillojmë me instalimin e akceleratorit të ri Varian 6116 në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë.
Deinstalimi i akceleratorit linear 20-vjeçar, i cili filloi në gusht, ka përfunduar dhe bunkeri është përshtatur dhe rinovuar.

Faza e parë parashikon instalimin fizik të sistemit, pasuar me matje, kalibrime, modelim të sistemit deri në vënien në punë përfundimtare. Gjithashtu parashikohet trajnimi për përdorimin e aparatit.
Sipas dinamikës së pritshme, instalimi dhe aktivitetet e tjera pritet të përfundojnë për rreth 3-4 muaj, pas së cilës do të vihet në përdorim.