Sulmuesi Erdit Idrizi që po shkëlqen te gjenerata 2010 e Shkëndijës

Shpërndaje

Erdit Idrizi i ka të gjitha kualitetet të bëhet një sulmues klasi tek Shkëndija.Me vetëm 13 vjeç ai tashmë po i shpërfaq njohuritë që ka për futbollin.

Shquhet për shpejtësinë e tij dhe një kontrollë të jashtëzakonshëm me topin.

Ai është një sulmues krahu i djathtë, me depërtime të shpejta në zonë .Është një shënues goli si rrallë tjetër dhe ajo që do mbetet gjatë për tu kujtuar është fakti se ai do të mbetet i pari që shënoi në këtë kategori garash ku bën pjesë gjenerata 2010 e Shkëndijës. Ai shënoi golin e barazimit kundër Grozdanovskit që më pas të rezultojë edhe me fitoren në këtë përballje të parë në ligën regjionale ku bëjnë pjesë edhe skuadrat e njohura të kryeqendrës si Rabotniçki, Makedonija Gjorçe Petrov etj.Goli i Erditit ishte një perlë gjithësesi.

Që nga ardhja e Gajur Rexhepit në këtë gjeneratë gjërat po përmirësohen çdo ditë dhe Shkëndija tashmë ka një skuadër favorite për kampionat, të paktën deri tani ata nuk kanë akoma humbje.