Türkiye nis avionin e dytë me ilaçe dhe produkte mjekësore për Gazën

Shpërndaje

Dy avionë ushtarakë me ilaçe dhe produkte mjekësore për Gazën janë nisur nga Türkiye drejt Egjiptit, raporton Anadolu.

Në kuadër të ndihmave të Türkiye-s për Gazën, avioni i parë me ilaçe dhe produkte mjekësore për Gazën u nis nga aeroporti ushtarak “Etimesgut” në Ankara në orën 09:00 sipas kohës lokale.

Në kuadër të ndihmave, avioni i dytë u nis në orën 12:00 drejt aeroportit “El-Arish” të Egjiptit, ndërsa njoftohet se brenda ditës drejt Egjiptit do të nisen edhe dy avionë të tjerë.

Dje nga aeroporti “Esenboğa” në Ankara u nis drejt Egjiptit avioni presidencial i Türkiye-s i cili transportoi ilaçe dhe produkte mjekësore për Gazën si dhe 20 ekspertë shëndetësorë.