Zeqiri nga ASH: Izet Mexhiti ishte kundër presidentit shqiptar dhe bashkëfajtor i krimit 20 vjeçar

Shpërndaje

Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot ndaj Izet Mexhitit të Lëvizjes Demokratike dhe deklarimeve të këtij të fundit për kandidat të përbashkët opozitar për president.

Reagimi i plotë:
“Paska paralajmëruar kandidat të përbashkët të opozitës shqiptare, njeriu i cili në zgjedhjet e kaluara presidenciale ishte shef shtabi i “kandidatit koncensual” dhe luftonte kandidatin e opozitës shqiptare. Paska bërë thirje për tu bashkuar e për ta luftuar krimin 20 vjeçar, njeriu i cili po aq vite ishte edhe nënkrteyar i partisë edhe bartës i funksioneve të ndryshme në pushtetin lokal dhe atë ekzekutiv. Nuk mund të pastroheni nga bashkë përgjegjësia për atë krim, vetëm për faktin se partia juaj ju ka përjashtuar pas 20 viteve. Përgjegjësia dhe llogaridhënia duhet të fillojë nga Izet Mexhiti dhe me radhë. Izeti dhe BDI janë e njëjta gjë”, ka shkruar Arben Zeqiri.