Futbollistët e Izraelit arrijnë në Kosovë: Policia me masa të rrepta sigurie

Shpërndaje

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës ruajnë hotelin ku po qëndron kombëtarja e Izraelit. Prishtinë, 10 nëntor 2023.

Ekipi kombëtar në futboll i Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aerportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit të dielën zhvillojnë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Dy autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku po qëndron ekipi, ku po ashtu kishte masa të shtuara të sigurisë.

Kombëtarja e Izraelit pas arritjes në një hotel në Prishtinë më 10 nëntor 2023.

Fillimisht, ndeshja Kosovë-Izrael ishte paraparë të mbahej më 15 tetor.

Izraeli është në vendin e tretë në Grupin I për Euro 2024, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por ka dy ndeshje të paluajtura. Kombëtarja izraelite asnjëherë nuk është kualifikuar për Kampionatin Evropian që kur iu bashkua UEFA-s më 1994. Por, tani duhet të luajë katër ndeshje në dhjetë ditë, në tentim që të kualifikohet.