Hapet thirrja për ndërtimin e shtëpive në katër komunat veriore

Shpërndaje

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se është hapur thirrja për ndarjen e subvencioneve prej 1 milion euro për ndërtimin e shtëpive në komunat veriore.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasnqii njofton se thirrja është e hapur deri ë 2 dhejtor, shrkuan Arbresh.info.

“Në mbledhjen e 173-të, të Qeveria është miratuar kërkesa e MAPL-së për ndarjen e subvencioneve në vlerë prej 1 milion euro për ndërtimin e shtëpive në Komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Zhvillimi i barabartë dhe krijimi i kushteve për banim të qendrueshëm në secilën pjesë të Kosovës duke përfshirë edhe pjesën veriore është synim dhe parim i kësaj thirrje.”, shkruan ai.

“Thirrja është hapur me datë 23 nëntor dhe mbetet e hapur deri me datë 02 dhjetor, për detajet e aplikimit i gjeni në uebfaqen e ministrisë.”, përfundoi ministri Krasniqi./Arbresh.info/

Detajet e aplikimit i gjeni KËTU: