Në sulmet e Izraelit që nga 7 tetori në Gaza janë vrarë 48 gazetarë

Shpërndaje

Qeveria palestineze në Rripin e Gazës njoftoi se 48 gazetarë kanë vdekur në sulmet e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Zyrës për Media të Qeverisë, thuhet se nga sulmet ka humbur jetën Yahya Abu Menia, i cili punonte në Radio Al Aksa.

Në deklaratën ku u shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve dhe të gjithë kolegëve të gazetarëve të cilët humbën jetën në bombardimet e ushtrisë izraelite, thuhet se 48 gazetarë kanë humbur jetën deri tani në sulmet e Izraelit në Gaza.

Izraeli ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 10.022 palestinezë, duke përfshirë 4.104 fëmijë dhe 2.641 gra, janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës. Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është pothuajse 1.600.