Rama në Asamblenë e PS në Durrës: Në Shqipëri nuk ka më persona të paprekshëm, as majtas, as djathtas

Shpërndaje

Në Asamblenë e PS në Durrës Kryeministri Edi Rama vuri theksin në rritjen e pagave në sektorin privat, Reformën në Drejtësi dhe në turizëm.

Rama tha se në vitet e ardhme, në industrinë e turizmit pagat në Shqipëri do të konkurrojnë vendet e tjera ku të rinjtë shkojnë për të punuar. Rama tha se nxit prindërit që t’i drejtojnë fëmijët e tyre në shkolla të mesme profesionale, sepse sipas tij jo të gjithë do të dalin intelektualë me doktoratura, pasi tregu ka nevojë për shumë zanate.

Kreu i qeverisë tha se mjekët e rinj duhet tu kthejnë investimin e taksapaguesve shqiptarë, duke punuar këtu pasi diplomohen, ose ndryshe duhet të paguajnë vetë studimet e tyre.

PS pas çdo fitoreje bën një riangazhim për të krijuar të gjithë energjinë e nevojshme, duke nxjerrë mësime që çfarë nuk shkoi mirë, të shkojë më mirë në zgjedhjet e ardhshme. Ajo që ne kemi parë në pagat e deklaruara se kemiinjë problem. U bë një formalizim pagash pasi dolën ato pagat dhe shërbyen për mirë në këtë rast. Sot kemi rritje pagash në sektorin privat të deklaruara dhe ka një rritje ekstra. Kjo politikë pagash ka tërhequr edhe sektorin privat sepse nuk mund ta pranojë që konkurrencën që i bën sektori shtetëror dhe për të marrë njerëz të përgatitur, rrit pagat ndër të tjerat. Sot në industrinë e turizmit jemi në kushtet që 2-3 vitet që vijnë, pagat do të jenë konkurruese me vendet ku të rinjtë tanë shkojnë për të punuar jashtë Shqipërisë. Duhet të rrisim kapacitet për të pasur zanatet, pa të cilat është e pamundur. Këtë mund ta dëgjosh nga të gjitha kompanitë shqiptare. Tani i ka ardhur mendja, që fito për vete dhe paguaj punëtorët sa më pak.

Tani është e qartë që po ofrojnë paga të mira. Kur vjen puna te ekonomia, qenia njerëzore nuk thot kurrë është mirë, por nesër duhet të jetë më mirë. Është më mirë sot secc ishte dje. Nuk mjafton kjo pjesë. Prandaj kemi nisur një proces, ju bëj thirrje prindërve që kanë fëmijët me 5 e 6. Jo të gjithë do bëhen intelektualë, një pjesë që mund te jënë të talentuar por nuk janë të prirur të jenë me libra, por mund të marrin një zanat e të hapin një biznes. T’i japin fëmijëve një zanat, një punë të sigurt. Të synojnë të marrin një diplomë dhe të mbeten pa zanat. E dyta është fuqizimi dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve. Nuk ia ndalojmë njeriu të iki në Gjermani, por po të duan të paguajnë shkollimin e tyre. Do marrësh diplomën që ta paguan taksapaguesi shqiptar, ke detyrimin ta kthesh investimin që kanë bërë te ti. Gjithë Europa është turrur për mish njeriu, sepse kudo ka nevojë për krahë punë. Lufta më e madhe në vijim do të jetë kush të kapi krahun e punës. Në një sektor si ky që është jeta e njerzve, nuk mund të rrimë të shohim studentët që ikin.“-tha Rama.

Rama tha ndër të tjera se e-Albania, me ndihëm e inteligjencës artificiale do të kthehet me chat, ku qytetarët do të kenë asistencë.

“E-Albania nuk do e keni kështu, por me chat. Do keni në dispozicion një asistent, fillimisht me chat, pastaj me video. Ky është shembull që vjen nga aplikimi që do e bëjmë tani në muajt në vijim. Do e keni e-Albania në telefon përmes inteligjencës artificiale. Po kështu në plot drejtime të tjera që nuk po zgjatem.”

Rama foli edhe për Reformën në Drejtësi për të cilën tha se po shihen rezultatet, pasi ka iku koha e pandëshkueshmërisë.

“Kur ne kemi fituar zgjedhjet, ka qenë e para, mbaj mend në fushatën e 2013-tës njerëzit thoshin na hiqni kriminelët se na mbytën. Të të gjitha niveleve, që ata me kthetra të gjata, deri të hajdutët e pulave. Shqipëria është niveli më i ulët i nivelit të vjedhjes së shtëpive në të gjithë Europën. Ketë vit kemi rënie drastike të numrit të vrasjeve. Gjëja që dëgjon nga turistët që vijnë në Shqipëri, është siguria që do bëhet gjithnjë një mall i shtrenjtë në Europë. Sot është e thjeshtë. Del natën këtu dhe nuk ke asnjë ndjesi pasigurie. Ky është një moment i rëndësishëm, por sigurisht ka edhe më mirë ka edhe më shumë. Kemi hyrë në një fazë tjetër. Lufta për reformën në drejtësi do të na çojë aty ku duhet, por asgjë nuk ndodh sa hap e mbyll sytë. Në Shqipëri nuk ka më person të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm që ishte pamundur kohë më parë. As majtas, as djathtas”-tha ndër të tjera Rama.