Nëse nuk ka dakordim partiak, Xhaferi do të shpallë vet datën e zgjedhjeve

Shpërndaje

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale me ose pa konsensus politik do të mbahen në afatet kohore. Kështu deklaroi i pari i Kuvendit, Talat Xhaferi,i cili u bëri thirrje partive politike që të arrijnë dakordim për caktimin e datave të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, në të kundërtën ai do t’i shpallë vetë të njëjtat në bazë të afateve që përcakton kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut.

“Ritheksoj edhe një herë zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen brenda 60 ditëve të fundit të mandatit. Data e cila duhet të jetë duhet të dakordohen, nëse nuk dakordohen, e caktojë unë duke i respektuar të gjitha afatet kohore që i kam obligim t’i respektojë. Sa i përket zgjedhjeve parlamentare afati i rregullt është brenda 90 ditëve të fundit të mandatit dhe nëse nuk dakordohen, përsëri është kompetencë dhe obligim i im që unë të vendosë konform afateve dhe përcaktimeve kohore që janë të sansksionuara në Кushtetuë dhe ligj”, theksoi Xhaferi.

I pyetur për procesin e ndryshimeve kushtetuese, Xhaferi tha se janë ende në pritje për reflektimin e deputetëve të Kuvendit, që të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese.