Sindikata e shëndetësisë paralajmëron protesta

Shpërndaje

Punonjësit e shëndetësisë paralajmërojnë protesta. Kërkojnë rritje pagash prej 30%, marrëveshje të re kolektive, si dhe kontratë në kohë të pacaktuar. Nga Sindikata e pavarur njoftuan se të premten e ardhshme do të protestojnë para të gjitha objekteve shëndetësore gjatë pauzës, ndërsa protestat e radhës do të mbahen para Ministrisë dhe para Qeverisë. Nga sindikatat informuan se për kërkesat e tyre vazhdimisht marrin përgjigje se nuk ka mjaftueshëm para në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, andaj tani kanë propozuar se si të arrijnë deri te paratë e kërkuara. Kërkojnë që të taksohet paga e rritur e zyrtarëve, të lirohen objektet shëndetësore nga pagesa e ujit dhe rrymës industriale, por edhe të ndërrohen drejtorët ekonomikë të klinikave.

“Ndërrimi i drejtorëve ekonomikë dhe 250 personave në bordet drejtuese që janë në gjithë vendin, meqë pagat e të gjithë atyre drejtorëve ekonomikë shkojnë deri në gjysmë milionë euro në muaj. Me këto para që do të kursehen në ujë dhe rrymë industriale nga shpenzimet e menaxhimit, me pagat e zyrtarëve, me eliminimin e këtyre drejtorëve të dytë, do të ngelen paratë vetëm për ne, do të kemi para edhe për pensionistët, deklaroi Bobi Bojçevski – Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë.