Suedia feston!

Shpërndaje

Datë 24.11. 2023 ora 20.00 shqiptarët në Suedi mblidhen të festojnë Pavarësinë e Shqipërisë!

Edhe pse jo e plotë ajo fitore pasi la Kosovën jashtë Shqipërisë përsëri ngelet një ditë e rëndësishme.

Në këto ditë të ftohta suedeze le ta mbushim me zjarrin që ndjejmë me muzikën e shqipes sonë.

Le të çahen malet e veriut me zërin e Fatmira Breçanit dhe të mosndalet gurgullima e lumenjve të jugut me zërin e Dori Hibroj.

Kosova skishte si të ngelej jashtë e do të na i sjell me vete Gold Ag.

E as talentet e reja smund të ishin jashtë këtij organizimi si 4AM.

Unë do të jem! Do të vi sëbashku me emocionet që më krijon çdo organizim shqiptar.

Sepse komuniteti shqiptar në Suedi feston Lirinë dhe Krenarinë e të qënit shqiptar!

Shihemi në Kista Alleväg 60, 164 55 Kista.

Për rezervime dhe çdo informacion mund të kontaktoni në 0723961561 dhe 0736844784.

Himni i Shqipërisë duhet të gjëmojë në Suedi në datën 24 Nëntor!

Silvana Begaj Kukesievent Stockholm