Aliu: Lajm i mirë, linja hekurordhore “Prishtinë- Aeroport”, po bëhet
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu e ka quajtur lajm të mirë që linja hekurudhore “Prishtinë-Aeroporti Ndërkomëbtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë- Caralevë”, po bëhen.
Aliu ka njoftuar për mbajtne e takimit të Këshillit Ministror, ku bashkë me ministrat e transportit nga shtetet fqinje, është diskutuar për progresin që është bërë në rrugë e hekurudha.
Njoftimi i plotë:
Është lajm shumë i mirë që linja hekurudhore “Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë – Carralevë”, po bëhen.
Organizuar nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit, në kuadër të procesit të modernizimit të transportit në gjashtë (6) vendet e Ballkanit Perëndimor, u mbajt takimi i Këshillit Ministror, ku bashkë me ministrat e transportit nga shtetet fqinje, diskutuam progresin që është bërë në rrugë e hekurudha, lehtësimin e transportit, korridoret dhe lidhjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim të frytshëm që tregoi se është bërë shumë progres, morëm lajmin e mirë që linja hekurudhore “Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë – Carralevë”, tashmë janë përfshirë në rrjetin e TEN-t, dhe rrjedhimisht kemi qasje në fondet e BE-së, ku prej tyre 50% janë grante për projekte hekurudhore dhe 40% për ato rrugore.
Njëherit, prezantuam të arriturat tona rreth legjislacionit dhe direktivave të BE-së, progresin që është bërë në hekurudha e rrugë, e diskutuam për forma të reja të transportit, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe me ndikime sa më të vogla në mjedis. U dakorduam që të vazhdojmë takimet koordinuese rreth synimeve afatgjata, në mënyre që të arrijmë objektivat e përcaktuara, dhe të punojmë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.