EMRAT/ Xhaferi ua dërgoi liderëve opozitarë listën për anëtarin e KSHZ-së
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje te kryetarët e partive opozitare shqiptare Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bilall Kasami, Arjanit Hoxha dhe Skender Rexhepi Zejd e dërgoi Raportin e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedHjeve dhe emërimeve me listë të vërtetuar të kandidatëve për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
“Po e bashkëngjis Raportin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht, ju njoftoj se në përputhje me nenin 29 paragrafi 1 i Kodit Zgjedhor, brenda tri ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi, jo më vonë se data 18 dhjetor 2023 deri në ora 16:30, është e nevojshme të parashtroni propozim me shkrim për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga Lista e dorëzuar në bashkëngjitje të Raportit”, thuhet në letrën e Xhaferit.
Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ka përcaktuar listën me pesë kandidatë nga të cilët duhet të zgjidhet anëtari i KSHZ-së, përkatësisht Berat Dauti, i diplomuar në drejtësi, Abdush Demiri, ekonomist, Robert Trajkovski dhe Zulfi Adili.
Pas përcaktimit të kandidatit, ai duhet të votohet në një seancë të Kuvendit.
Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër të Drejtësisë një vend në KSHZ mbeti i zbrazët.