Ministri Lloga: Në certifikatat e lindjes do të vendoset përkatësia etnike

Shpërndaje

Përkatësia etnike në certifikatat e lindjes dhe ndryshime në ligjin për evidencat amë

Pas takimit të ditëve të para të detyrës si ministër, me juristin dhe ish kryetarin e Komunës së Zhelinës, Qenan Aliu, i cili e inicoi këtë çështje filluam të punojmë në gjetjen e zgjidhjes.
Së shpejti do të vendosim udhëzim që përkatësia etnike të vendoset në certifikatën e lindjes dhe kjo të shërbejë edhe si dokument shtesë për mos keqpërdorim gjatë punësimeve. Kemi patur takime edhe me drejtorin e librave amë dhe së shpejti do të fillojnë të dalin certifikatat në të cilat do të përfshihet përkatësia etnike.

Ndërkaq, sot u rrumbullaksua edhe zgjidhja ligjore për evidencat amë që zgjidh problemin e personave të paevidentuar në librat amë, aktivitet që po bashkërendohet me Kuvendin e RMV-së, OSBE, UNHCR, Këshillin e Evropës dhe sektorin joqeveritar.